Mavraj ua uron 1 tetorin studentëve, kujton protestën e 97’tës: Kjo e fundit nuk është respektuar aq, veçse si përvjetor aty-këtu

Muhamet Mavraj, ndryshe njëri nga organizatorët e protestës së 1 tetorit të 1997, ka uruar përmes një postimi ditën e studentëve, duke e kujtuar protestën e para disa viteve. Ai ka thënë se historia nuk na ka filluar me një tetor, por as nuk ka mbaruar ende. “Me neve nuk ka filluar historia me 1…

Lajme

01/10/2024 09:36

Muhamet Mavraj, ndryshe njëri nga organizatorët e protestës së 1 tetorit të 1997, ka uruar përmes një postimi ditën e studentëve, duke e kujtuar protestën e para disa viteve.

Ai ka thënë se historia nuk na ka filluar me një tetor, por as nuk ka mbaruar ende.

“Me neve nuk ka filluar historia me 1 tetor 1997 dhe nuk ka mbaruar as me çlirimin dhe as me shpalljen e pavarësisë. Jemi gjithmonë ne proces, gjenerate pas gjenerate”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Sipas Mavrajt, kjo ngjarjeje në vendin tonë përkujtohet përmes tri shenjave.

“Pas çlirimit, si shenja te Lëvizjes Studentore ne Prishtine i kemi lënë tri sosh: Një rruge me emrin 1 tetori, sallën e sporteve me emrin “1 tetori ‘97” dhe Ditën e Studenteve për çdo 1 tetor.

Kjo e fundit nuk është respektuar aq, veçse si përvjetor aty-këtu“, shtoi ai tutje.

Ai në fund të shkrimit të tij, ka uruar edhe njëherë studentët.

“Urime te gjithë studenteve te atëhershëm e te sotëm! Ecim përpara! Do te vijnë ndryshimet për Kosovën gjithmonë, por kësaj radhe ndryshime jo nga improvizuesit e atdhedashurisë. Nuk ecet tutje duke shkelur vlerat qe sollën te pamundurën e dikurshme: lirinë!“, tha ai./Lajmi.net