Nexhmedin Spahiu fyen rëndë gazetarin

Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova. Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet e ndryshme që kanë etni e gjuhë të njëjtë. Ai përmendi raste pozitive, si ai i Gjermanisë e Austrisë, vendeve arabe, etj. Por, përmendi edhe raste negative si…

Lajme

30/09/2024 19:53

Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova.

Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet e ndryshme që kanë etni e gjuhë të njëjtë.

Ai përmendi raste pozitive, si ai i Gjermanisë e Austrisë, vendeve arabe, etj. Por, përmendi edhe raste negative si ai mes Koresë së Jugut e të Veriut.

Më pas erdhi reagimi i gazetarit Gaxherri.

“Po duhet ta bëni dallimin në mes shtetit dhe kombit”, tha ai.

Pastaj, Nexhmedin Spahiu e ka fyerë atë duke i thënë “budalla e hajvan”.

Moderatorja e emisionit e ndëpreu direkt lidhjen e Spahiut duke ia ndalur fjalën.