ASK publikon të dhënat- Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste brenda vitit

Padyshim se përballja me sëmundjen e rëndë të kancerit, është një prej sfidave më të mëdha që s’ka lënë pa prekur thuajse çdo familje në Kosovë. Nga viti në vit madje është vërejtur një rritje e numrit të rasteve të prekur nga kanceri. E sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës…

Lajme

30/09/2024 13:50

Padyshim se përballja me sëmundjen e rëndë të kancerit, është një prej sfidave më të mëdha që s’ka lënë pa prekur thuajse çdo familje në Kosovë.

Nga viti në vit madje është vërejtur një rritje e numrit të rasteve të prekur nga kanceri.

E sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak.

Në vitin 2023 ishin regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me kancer, më shumë se sa një vit më parë.

Sipas ASK-së, në vitin 2022 ishin gjithsej 3 mijë e 110 raste të reja të të prekurve me kancer, kurse në vitin 2023 ishin 4 mijë e 165 raste të reja me kancer, transmeton lajmi.net.

Nga të gjitha këto raste, 2 mijë e 85 të rasteve janë femra dhe 2 mijë e 80 janë meshkuj.

“Nëse  shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha  nivelet  e  vizitave  qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek  të prekurit  me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti  2022 ku kishte 3110  raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023  kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së./Lajmi.net/