Bislimi priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, Ragnar Almqvist, diskutojnë për investimet ekonomike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist. Gjatë bashkëbisedimit, Bislimi shprehu mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Irlandës ndaj vendit tonë, e veçanërisht për mbështetjen në arenën ndërkombëtare. Derisa Irlanda pritet që të marrë përsipër edhe presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të…

Lajme

30/09/2024 13:35

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist.

Gjatë bashkëbisedimit, Bislimi shprehu mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Irlandës ndaj vendit tonë, e veçanërisht për mbështetjen në arenën ndërkombëtare.

Derisa Irlanda pritet që të marrë përsipër edhe presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026.

Në këtë takim u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët.

“Fokusi u përqendrua në mundësinë e kultivimit të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona, me theks në rrafshin e shkëmbimit të përvojave dhe në angazhimin e diasporës”, thuhet në njoftim.

Tutje zëvendëskryeministri e njohu ambasadorin edhe me aktualitetin e zhvillimet në vend, si dhe progresin që ka njohur vendi ynë në më shumë se tri vite të qeverisjes sonë, duke theksuar indikatorët ekonomikë.

Ndërsa në fund Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin e bisedën, duke shtuar se Kosova mbetet e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Irlandën e thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes nesh. /Lajmi.net/