Përparim Rama premtoi gjashtë parkingje të mëdha, por s’e realizoi asnjërën prej tyre
Në kuadër të problemeve të shumta të cilat ka Prishtina si kryeqytet, është edhe mungesa e parkingjeve. Shkaku i tollovive të shumta që krijohen në Prishtinë, shpesh herë qytetarët nuk kanë vend as për parkingje, e ato që janë zakonisht janë të zëna. E drejtuesi i Prishtinës, kryetari Përparim Rama në kuadër të premtimeve elektorale…
Lajme
Në kuadër të problemeve të shumta të cilat ka Prishtina si kryeqytet, është edhe mungesa e parkingjeve.
Shkaku i tollovive të shumta që krijohen në Prishtinë, shpesh herë qytetarët nuk kanë vend as për parkingje, e ato që janë zakonisht janë të zëna.
E drejtuesi i Prishtinës, kryetari Përparim Rama në kuadër të premtimeve elektorale pati premtuar edhe parkingje të shumta, të reja në kryeqytet.
Gjashtë parkingje të mëdha që pati premtuar ai ishin:
Parkingu tek rrethi me flamur
Parkingu nëntokësor tek AKP-ja.
Parkingu nëntokësor tek Posta
Parkingu në Ulpianë
Parkingu tek bulevardi “Bill Clinton”
Parkingu tek rruga Tirana
Por pavarësisht këtyre premtimeve e planifikimeve për këto parkingje, ato asnjë nuk janë realizuar./Lajmi.net/