​SBASHK-u dorëzon peticion në Kuvendin e Kosovës

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) ka dorëzuar një peticionin në Kuvendin e Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. Ndërsa, ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe ato pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional…

Lajme

30/09/2024 11:31

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) ka dorëzuar një peticionin në Kuvendin e Kosovës për miratimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Ndërsa, ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe ato pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontribut dhënëse, dhe jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se zhvilluan edhe takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Sapo dolëm nga takimi me kryetarin e Kuvendit dhe e njoftuam për iniciativën qytetare dhe e njoftuam se për një kohë të shkurtër kemi mbledhur 20 mijë e 606 nënshkrime për nisëm legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se Konjufca u premtoi që brenda kompetencave të tij, do të angazhohet që kjo nismë të shkon me kohë te organet gjegjëse, në mënyrë që sa më shpejt të kaloj në parlament.