Kurti viziton ekspozitën “Abetare” të Petrit Halilit në Nju Jork: Ka sjell një pjesë të historisë së vendit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka vizituar ekspozitën e artistit Petrit Halili të titulluar “Abetare”. Kurti për artistin Halili shkruan “vepra e tij dhe audienca e saj tejkalon kufijtë, duke e bërë kështu Petritin ambasador kulturor i historisë dhe vendit tonë. Ekspozita e titulluar “Abetare” sjell rrëfimin individual e kuptimplotë…

Lajme

29/09/2024 20:17

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka vizituar ekspozitën e artistit Petrit Halili të titulluar “Abetare”.

Kurti për artistin Halili shkruan “vepra e tij dhe audienca e saj tejkalon kufijtë, duke e bërë kështu Petritin ambasador kulturor i historisë dhe vendit tonë. Ekspozita e titulluar “Abetare” sjell rrëfimin individual e kuptimplotë të Petritit. Historia e viteve të ‘90-ta prezantohet përmes skulpturave metalike të cilat sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imaginative të brezave të nxënësve, jetët e të cilëve u shënuan nga ngjarje traumatike gjatë luftërave në Ballkan”.

Tutje, Kurti thotë se “krahas ekspozitës në MET, Petriti hapi edhe një ekspozitë tjetër në Galerinë Kurimanzutto New York, që është vazhdimësi e asaj të parës. Ekspozita “Abetare – klasa e zhurmshme” e ka shndërruar galerinë në klasë. Në vend të pikturave, muret akomodojnë instalacionin artistik të bankave shkollore me ngjyra të ndryshme e me shkrime të nxënësve, të shoqëruar me skulpturat që reflektojnë gjuhën, rininë dhe komunitetin në kontekst të historisë së vendit tonë. Kjo vepër vjen edhe si homazh ndaj rolit të intelektualëve dhe artistëve shqiptarë të diasporës në themelimin, praktikën dhe rezistencën e gjuhës shqipe gjatë historisë. E pikërisht aty u takuam bashkë me artistë e profesionistë të rinj të diasporës, për të diskutuar rolin po aq të rëndësishëm të diasporës në ditët tona”.

Postimi i tij i plotë: