Ministrja Gërvalla takon në Nju Jork Ministren e Jashtme të Malawit

Në takimin e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe homologja e saj nga Malawi, Nancy Tembo, diskutuan për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përkushtimin për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët. Ministrja Gërvalla shpalosi të arriturat…

Lajme

28/09/2024 19:25

Në takimin e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe homologja e saj nga Malawi, Nancy Tembo, diskutuan për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përkushtimin për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Ministrja Gërvalla shpalosi të arriturat e Republikës së Kosovës në demokratizim, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe punësimin, duke ofruar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këto fusha.

Ministret biseduan gjithashtu për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe iniciativat globale dhe rajonale për tejkalimin e sfidave të përbashkëta./lajmi.net