Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Kamenicë, vlera e produkteve rreth 4 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është parandaluar një tjetër rast i kontrabandës me mallra. Në njoftimin e Policisë thuhet se të premten në fshatin Topanicë të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore ku janë gjetur gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur me kontrabandë në Kosovë. “Lidhur me rastin të…

Lajme

28/09/2024 12:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është parandaluar një tjetër rast i kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të premten në fshatin Topanicë të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore ku janë gjetur gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur me kontrabandë në Kosovë.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, shkruhet në postim.

Policia ka bërë të ditur se vlera e mallit është rreth katër mijë euro.