Osmani takohet me kryeshefen e MCC-së, e falënderon për marrëveshjen 236 milionëshe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Neë York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright. Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka thënën se Albright e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes…

Lajme

24/09/2024 17:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Neë York është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka thënën se Albright e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

“Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/