Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për një person nën dyshimin për posedim dhe trafikim të narkotikëve
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të pandehuri me inicialet B.P., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë. Sipas Prokurorisë, dyshohet se B.P. ka poseduar dhe trafikuar substanca…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të pandehuri me inicialet B.P., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se B.P. ka poseduar dhe trafikuar substanca narkotike me qëllim shitjeje.
Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2024, rreth orës 21:10, në rrugën Gasper Karaqi në Gjakovë. Policia e Trafikut, gjatë një pike kontrolli, sinjalizoi të pandehurin për të ndaluar automjetin e tij, por ai tentoi t’i shmangej ndalimit dhe filloi të largohej.
B.P. akuzohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, bazuar në nenin 267, paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.