Të shtëna me armë zjarri në Klinë, vetëdorëzohet në polici i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, me datë 24. 09. 2024, rreth orës 10:40, është njoftuar  se në rrugën “Bill Klinton” në Klinë, ka te shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes është  gjetur dhe sekuestruar një…

Lajme

24/09/2024 16:57

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, me datë 24. 09. 2024, rreth orës 10:40, është njoftuar  se në rrugën “Bill Klinton” në Klinë, ka te shtëna me armë zjarri.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes është  gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e armës, gjersa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas një  kohe te shkurtër i dyshuari se bashku me prindin  e  tij është paraqitur në Stacionin Policor Klinë. Është sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast:

  • Një (1) Pistoletë Zoraki 906-T nr. serik A34ZR17YS 01- 2302808.
  • Një (1) karikator i së njëjtës armë
  • Një (1) gëzhojë.

Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë.