Familjarët e terroristëve të Banjskës shkuan sot tek vendi i ngjarjes
Sot janë bërë saktësisht një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zvecanit. Nga ky sulm terrorist humbi jetën heroikisht zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare. Shumë kriminelë serbë ishin mbledhur bashkë të maskuar e të armatosur me synimin e aneksimit të veriut të Kosovës.…
Lajme
Sot janë bërë saktësisht një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zvecanit.
Nga ky sulm terrorist humbi jetën heroikisht zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare.
Shumë kriminelë serbë ishin mbledhur bashkë të maskuar e të armatosur me synimin e aneksimit të veriut të Kosovës.
Banjska ishte pika e tyre e synuar që të arrinin më pas të aneksonin gjithë veriun. Por kjo ëndërr e tyre iu doli më keq se që kishin menduar.
Zyrtarët policorë të Kosovës u ballafaquan bindshëm me ta, duke i bërë kështu që të ikin andej nga kishin ardhur.
E të vdekur në këtë rast mbetën edhe disa terroristë serbë, që miqtë e tyre si Milan Radojiciq që po udhëhiqte grupin i lanë në rrugë.
Sot familjarët e këtyre të dyshuarve kanë shkuar përsëri në Banjskë.
Ata janë mbledhur bashkë për të përkujtuar terroristët që për synim kishin dëmtimin e Kosovës dhe shkaktimin e sa më shumë dëmeve në veri të vendit.
Duke u munduar të viktimizohen familjarët e këtyre terroristëve thanë se nuk e dinë saktësisht as ku kanë vdekur ata.
E padyshim se këto informata më mirë se kushdo tjetër do të mund t’ua kishte dhënë drejtuesi i grupit, i njohur si krimineli serb, Milan Radojiciq, i cili po vazhdon të fshihet diku në Serbi./Lajmi.net/