Krasniqi: Kosova – e lirë dhe e përjetshme falë heronjve si Afrim Bunjaku

Kryetari i PDK-s, Memli Krasniqi ka nderuar sot veprën e rreshterit Afrim Bunjaku i cili ka humbur jetën derisa po ushtronte punën e tij në natën e sulmit në Banjskë. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se guximi vetëmohues i Afrimit në shërbim të atdheut, ka gdhendur përgjithmonë emrin e tij në zemrat…

Lajme

24/09/2024 13:10

Kryetari i PDK-s, Memli Krasniqi ka nderuar sot veprën e rreshterit Afrim Bunjaku i cili ka humbur jetën derisa po ushtronte punën e tij në natën e sulmit në Banjskë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se guximi vetëmohues i Afrimit në shërbim të atdheut, ka gdhendur përgjithmonë emrin e tij në zemrat e popullit të Kosovës.

“Afrimi, më shumë se zyrtar i Policisë së Kosovës, ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut. Përballë rrezikut kundër terroristëve në Banjskë, ai qëndroi i vendosur për të mbrojtur tokën për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë ndër breza”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se tani pas ngritjes së aktakuzës, Serbia duhet të detyrohet që t’i dorëzojë kriminelët serbë që kanë gjetur strehim atje, për të dhënë llogari para drejtësisë sonë.

“Sot, krahas nderimit për Afrimin, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për familjen Bunjaku, dhembjen e së cilës e ndanë secili qytetar atdhedashës i shtetit tonë. Kosova – e lirë dhe e përjetshme falë heronjve si Afrim Bunjaku. Lavdi”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: