Ambasadori Hovenier: ShBA bëjnë thirrje që autorët dhe të përfshirët në krimin e Banjskës, të mbahen plotësisht përgjegjës

Sot kur po shënohet një vjetori i rënies heroike të zyrtarit policor, Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist në Banjskë, për nderime në Zveçan ishin zyrtarë të shumtë. I pranishëm aty ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Hovenier është parë duke vënë një buqetë me lulesh tek varri i Afrim Bunjakut. Pas kësaj, ai tha se…

Lajme

24/09/2024 11:40

Sot kur po shënohet një vjetori i rënies heroike të zyrtarit policor, Afrim Bunjaku nga sulmi terrorist në Banjskë, për nderime në Zveçan ishin zyrtarë të shumtë.

I pranishëm aty ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Hovenier është parë duke vënë një buqetë me lulesh tek varri i Afrim Bunjakut.

Pas kësaj, ai tha se sot iu bashkua Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin për zyrtarin policor të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, deklaroi Hovenier./Lajmi.net/