Hamza nderon veprën e Afrim Bunjakut, përgëzon edhe institucionet për ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka nderuar sot veprën e heroit Afrim Bunjaku i cili ra derisa po ushtronte detyrën e tij si polic gjatë sulmit në Banjskë. Ai ka thënë se Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik. “Sot, një vjet më…

Lajme

24/09/2024 11:42

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka nderuar sot veprën e heroit Afrim Bunjaku i cili ra derisa po ushtronte detyrën e tij si polic gjatë sulmit në Banjskë.

Ai ka thënë se Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik.

“Sot, një vjet më pas, nderojmë jetën dhe veprën e heroit Afrim Bunjaku dhe vlerësojmë vendosmërinë, guximin dhe shërbimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që me këmbëngulje deri në vetëmohim përkushtohen çdo ditë për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Ai mes të tjerash ka përgëzuar Prokurorinë për ngritjen e aktakuzën ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin në Banjskë, shkruan lajmi.net.

“Agresioni në Banjskë ishte prej sulmeve më të mëdha të pasluftës mbi Republikën e Kosovës dhe shprehim mirënjohje edhe për pjesëtarët e KFOR-it dhe të gjitha shtetet partnere, që në forma të ndryshme ndihmuan atë ditë dhe po kontribuojnë vazhdimisht për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut sesa duke iu shërbyer qytetarëve pa dallime, duke e ruajtur rendin publik dhe mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës, si shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: