Shefi i Zyrës së BE-së nga Banjska: Bëjmë thirrje për ndjekje penale të atyre që janë përgjegjës
Sot në Zveçan zbarkuan zyrtarë të shumtë shtetërorë. I pranishëm aty ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav. Orav ka bërë nderime për pjesëtarin e Policisë ë Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës në sulmin e Banjskës, që u krye nga një formacion i armatosur…
Lajme
Sot në Zveçan zbarkuan zyrtarë të shumtë shtetërorë.
I pranishëm aty ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav.
Orav ka bërë nderime për pjesëtarin e Policisë ë Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës në sulmin e Banjskës, që u krye nga një formacion i armatosur i serbëve në krye me Milan Radojiciq.
“Lutjet e mia janë për familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi.BE-ja bën thirrje për ndjekje të shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe ripohon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies. Është një kujtesë e nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në reagimin e Zyrës së BE-së./Lajmi.net/