MD jep tender rreth 815 mijë euro për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore pasi u përfshi nga zjarri

Ministria e Drejtësisë ka dhënë tender në vlerë afro 815 mijë euro për renovimin e objektit të Mjekësisë Ligjore që u përfshi nga zjarri dy herë gjatë vitit të kaluar. Në këtë tender përfshihet renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në njoftimin për dhënie të…

Lajme

24/09/2024 10:06

Ministria e Drejtësisë ka dhënë tender në vlerë afro 815 mijë euro për renovimin e objektit të Mjekësisë Ligjore që u përfshi nga zjarri dy herë gjatë vitit të kaluar.

Në këtë tender përfshihet renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se përmes kësaj kontrate parashihet të bëhet renovimi i objektit, funksionalizimi i laboratorit dhe përmirësimi i kushteve të punës për gjithë stafin e Institutit.

Kontrata është dhënë me procedurë të hapur, e vlera e përgjithshme e saj është 814 mijë e 229 euro e 72 centë.

Nënshkrimi i kontratës është planifikuar të bëhet nesër. Punimet do t’i kryejë “MBB Construction SH.P.K”.