Osmani: Bunjaku ra dëshmor dhe dëshmoi se liria dhe kufijtë tanë janë të paprekshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Afrim Bunjakun, rreshterin policor të rënë në detyrë nga sulmi në Banjskë. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Afrim Bunjaku ka rënë dëshmor, për të treguar edhe një herë se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. “Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor,…

Lajme

24/09/2024 09:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Afrim Bunjakun, rreshterin policor të rënë në detyrë nga sulmi në Banjskë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Afrim Bunjaku ka rënë dëshmor, për të treguar edhe një herë se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: