Tri raste të armëmbajtjeve pa leje në rajonin e Prishtinës

Të shpeshta janë rastet e përdorimit të armëve në Prishtinë. Por jo vetëm kaq. Policia e Kosovës çdo ditë ka raportuar për raste të shumat të armë mbajtjeve pa leje. Ngjashëm edhe sot. Në 24 orëshin e fundit vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të armëmbajtjeve pa leje. ARMËMBAJTJE PA LEJE Prishtinë…

Lajme

24/09/2024 08:56

Të shpeshta janë rastet e përdorimit të armëve në Prishtinë.

Por jo vetëm kaq. Policia e Kosovës çdo ditë ka raportuar për raste të shumat të armë mbajtjeve pa leje.

Ngjashëm edhe sot.

Në 24 orëshin e fundit vetëm në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të armëmbajtjeve pa leje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Prishtinë 23.09.2024 – 18:10.Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që gjatë kontrollit nga stafi i shkollës i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Podujevë 23.09.2024 – 15:50.Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë, 43 fishekë dhe një pjesë e armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar.
  • Podujevë  23.09.2024 – 16:50.Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatikë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 92 fishekë dhe një kuti me sfera të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/