“Një kasafortë me rreth 850€, mbushje 300-400€”, policia jep detaje çka u vjedh në postën në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës  ka njoftuar se persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda postës bë Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh bëhet e ditur se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula…

Lajme

24/09/2024 08:53

Policia e Kosovës  ka njoftuar se persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda postës bë Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh bëhet e ditur se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave  me vlerë 300-400€.

Tutje njoftohet se rasti është duke u hetuar

“VJEDHJE E RËNDË

Fushë Kosovë  23.09.2024 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtarë i Postës  së Kosovës, ka raportuar se  persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave  me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Lajmi.net/