Kurti flet për vendimet e fundit në mbledhjen e Qeverisë, tregon edhe për emërimin e rrugës Afrim Bunjaku
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se në mbledhjen e 221 të Qeverisë, ndër vendimet kryesore që u morën ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”. Kryeministri Kurti deklaroi se në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se në mbledhjen e 221 të Qeverisë, ndër vendimet kryesore që u morën ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Kryeministri Kurti deklaroi se në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Mes vendimeve tjera:
-Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
-Aprovuam katër Rregullore:
- Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë;
- Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës;
- Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës;
- Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.
-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave./Lajmi.net/