Një vit nga rënia heroike e Afrim Bunjakut, një sërë aktivitetesh në kujtim të tij

Sot shënohet një vjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Rreshteri policor Afrim Bunjaku është vrarë gjatë një sulmi terrorist në veri të vendit nga bandat e organizuara kriminale serbe, të armatosur e të maskuar që për synim thuhet se kishin aneksimin e veriut. Afrim Bunjaku ra heroikisht gjatë kryerjes së detyrës në kuadër të…

Lajme

24/09/2024 08:11

Sot shënohet një vjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku është vrarë gjatë një sulmi terrorist në veri të vendit nga bandat e organizuara kriminale serbe, të armatosur e të maskuar që për synim thuhet se kishin aneksimin e veriut.

Afrim Bunjaku ra heroikisht gjatë kryerjes së detyrës në kuadër të mbrojtjes së vendit dhe sovranitetit në veri.

Ndërsa sot në përkujtim të Afrim Bunjakut do të shënohet disa aktivitete.

Nën patronatni e kryeministrit Albin Kurti, sot organizohen aktivitete për shënimin e një vjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Në ora 09:00, nis vizita tek familja e heroit Afrim Bunjaku, në ora 09:30 do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe do të vendosen kurora lulesh.

Po ashtu pritet të bëhet përurimi i pllakës dhe varrit të heroit.

Në shënim të kësaj dite, në ora 15:00 do të mbahet një akademi përkujtimore në sallën e Kuqe, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Më 24 shtator të vitit të kaluar një grup i organizuar serbësh, të armatosur e të maskuar kryen veprën terroriste në Banjskë.

Ndërsa pak ditë më parë, Prokuroria në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj 45 serbëve të dyshimtë, në mesin e tyre kryekimineli serb, Milan Radojiciq.

Tashmë pritet që të zhvillohen seancat gjyqësore, por problem do të jetë se në Kosovë gjenden vetëm tre prej të dyshuarve./Lajmi.net/