Ngjarjet e datës 24 shtator

Këto janë ngjarjet e datës 24 shtator: Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Vizita e Kurtit te familja e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë të Vushtrrisë, ora 09:00) Homazhe dhe vendosja e kurorave me lule si dhe përurimi i rregullimit të pllakës…

Lajme

24/09/2024 00:00

Këto janë ngjarjet e datës 24 shtator:

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Vizita e Kurtit te familja e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë të Vushtrrisë, ora 09:00)

Homazhe dhe vendosja e kurorave me lule si dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, ora 09:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim i Projektligjit Nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin nr.08/L-285 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), oraganizon takim të hapur për të diskutuar për shkollimin e fëmijëve të komuniteteve të margjinalizuara dhe rëndësinë e parandalimit të braktisjes së shkollës. (“Restaurant, Bagolina – Aktash, ora 10:00)

ADS/Hibrid.info prezanton raportin mbi gjendjen e edukimit medial “Edukimi mbi të vërtetën” dhe sfidat e përfshirjes së tij në kurikulat mësimore në Kosovë. (Hibrid.info, Rr. Hajdar Dushi në Prishtinë, ora 10:30)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe tek varri i Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij. (Varrezat e fshatit Samadrexhë, Vushtrri, ora 11:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin nr. 08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vazhdon shqyrtimin e Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, si dhe shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2023 si dhe disa raporte të tjera të institucioneve të pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i KPK-së, ora 12:30.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Propozimin e Organizatave Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 13:00)

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj), mban konferencë për media, përmes së cilës do të bëhet lansimi i raportit: ”Perceptimet e të rinjve mbi Dhunën Seksuale dhe Ngacmimet seksuale”. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku mbahet Akademi Përkujtimore. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 15:00)