Molliqaj i PSD-së: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësitë e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025. Ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar…

Lajme

23/09/2024 18:38

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësitë e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025.

Ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.

“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por po ashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja. Në garë zgjedhore është e rëndësishme me fitu, fitorja nuk është gjithmonë me dalë i pari, fitorja për rastin e PSD-së është edhe me kalu pragun. Unë besoj se PSD duhe të marrë pjesë në zgjedhje kur sigurohet se i ka gjasat reale të kalojë pragun. Një send që duhemi ta tregojmë haptazi se ne nuk bëjmë koalicione politike me asnjë parti politik. “PSD-ja nëse do të marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, do të jetë vendim kur jemi të bindur se gjasat janë reale për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, sa për të marrë pjesë”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.