Osmani takohet me Sulltanin e Bruneit: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit mes dyja vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Osmani në New York është takuar me Sulltanin Haji Hassanaj Bolkiah të Bruneit. “E nderuar të takohem me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në Neë…

Lajme

23/09/2024 18:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Osmani në New York është takuar me Sulltanin Haji Hassanaj Bolkiah të Bruneit.

“E nderuar të takohem me Lartmadhërinë e Tij Sulltanin Haji Hassanal Bolkiah të Bruneit gjatë qëndrimit në Neë York”, ka shkruar Osmani.

Ajo ndër të tjera ka thënë se ka potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës e Bruneit në fushat me interesë të ndërsjelltë.

“Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit në fushat me interes të ndërsjellë, ndaj edhe shpreha përkushtimin tonë të plotë për intensifikimin tutje të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi Osmani. /Lajmi.net/