Kusari-Lila: Ndalimi i importit të produkteve serbe do të hiçet kur kemi siguri për moskontrabandim

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Kosova mund të përmballet me kërkesa për largim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe me masa të tjera ndëshkuese, nëse nuk hiçet vendimi për ndalimin e importit të produkteve serbe. Për këtë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes…

Lajme

23/09/2024 13:23

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Kosova mund të përmballet me kërkesa për largim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe me masa të tjera ndëshkuese, nëse nuk hiçet vendimi për ndalimin e importit të produkteve serbe.

Për këtë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se ndalimi i importit të produkteve nga Serbia do të hiqet vetëm atëherë kur të kemi siguri të plotë për moskontrabandim ilegal.

Ndërkaq ajo tha se për momentin janë në pritje të skenrëve të sigurisë që i skenojnë në detaje kamionët dhe maunët që hyjnë nga Serbia në pikat kufitare për shkak të problemeve të sigurisë dhe në pjesën veriore.

“Kosova është në pritje të skenrëve të sigurisë që i skenojnë në detaje kamionët dhe maunët që hyjnë nga Serbia në pikat kufitare për shkak të problemeve të sigurisë dhe në pjesën veriore”.

“Kur kemi siguri të plotë që mund të parandalohet çfarëdo kontrabandimi ilegal, mund të hiqen masat e sigurisë që është çështje e sigurisë kombëtare”, ka thënë Kusari-Lila. /Lajmi.net/