Tahiri: Bedri Hamza do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe nga humnera

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në deklarimin e tij pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ë Kuvendit tha se edhe në një vjetorin e sulmit të Banjskës, Kosova vazhdon të jetë nën sanksioneve. Ai theksoi se edhe pse dihet se kush e kreu sulmin e 24 shtatorit dhe se janë të afërt me presidentin…

Lajme

23/09/2024 12:47

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në deklarimin e tij pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ë Kuvendit tha se edhe në një vjetorin e sulmit të Banjskës, Kosova vazhdon të jetë nën sanksioneve.

Ai theksoi se edhe pse dihet se kush e kreu sulmin e 24 shtatorit dhe se janë të afërt me presidentin serb, Serbia nuk mori asnjë vendim për ndëshkim të tyre.

“Një vit sulmi në Banjskë ku kemi humbur një polic, heroin Afrim Bunajku dhe fatkeqësisht vendi ynë vazhdon, me qenë i izoluar me sanksione dhe Serbia se ka marrë asnjë ndëshkim të vetëm, sado simbolik, e që realisht do duhej të ishte i madh sa i përket këtij sulmi. Edhe pse njerëzit që e kanë kryer këtë sulm e dimë mirë se janë njerëz të afërt me presidentin e shtetit serb, dhe vazhdojmë ne t’i kemi masat e njëjta në fuqi”, deklaroi ai.

Po ashtu Tahiri tha se është mirë që jemi në fund të mandatit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe se sipas tij në vitin tjetër, do të jemi në drejtimin e Bedri Hamzës, e se vendi do të jetë pa sanksione, e prioritet do të jenë qytetarët.

“Fatkeqësisht dëmet për Kosovën vazhdojnë të jenë të mëdha, vendi vazhdon në sanksione, e Serbia vazhdon të amnistohet. Vetëm një gjë e mirë është këtu jemi në fund të mandatit, dhe vitin e ardhshëm, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe nga kjo humnerë. Do të ketë agjendë zhvillimore, agjendë që do ta ketë prioritet koston e qytetarit dhe do vazhdojë ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet. Kosova pas 9 shkurtit do ta ketë një Qeveri te re, të udhëhequr nga Bedri Hamza.Kjo Qeveri dhe ky kryeministër e kanë humbur kredibilitetin, e humbur besimin e miqve”, shtoi Tahiri./Lajmi.net/