Maliqi kërkon reagim për largimin e nxënëses nga shkolla “Bedri Pejani” për shkak të shamisë: Të shfuqizohet udhëzimi administrativ

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi, ka kërkuar sot shfuqizimin e udhëzimit administrative që ndalon uniformën fetare në shkolla. Këtë deklarim Maliqi e bëri në një konferencë për media pas rastit ku në një shkollë në Pejë, nxënësja u përjashtua për shkak të bartjes së shamisë. Maliqi ka kërkuar nga ministrja Arbërie…

Lajme

23/09/2024 10:21

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi, ka kërkuar sot shfuqizimin e udhëzimit administrative që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Këtë deklarim Maliqi e bëri në një konferencë për media pas rastit ku në një shkollë në Pejë, nxënësja u përjashtua për shkak të bartjes së shamisë.

Maliqi ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci , që të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor, transmeton lajmi.net.

Po ashtu ai tha se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

Sipas tij, drejtori ka thënë se vetëm janë duke e zbatuar udhëzimin administrativ./Lajmi.net/