Katër raste të armëmbajtjeve pa leje në rajonin e Prishtinës

Katër raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar së fundi në rajonin e Prishtinës. Një rast u raportua në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, e një në Podujevë. Po ashtu pati edhe dy raste të ndara në Prishtinë. Nga këto raste Policia ka sekuestruar armë e karikatorë me fishekë brenda tyre. Njoftimi i plotë:…

Lajme

23/09/2024 09:47

Katër raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar së fundi në rajonin e Prishtinës.

Një rast u raportua në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, e një në Podujevë.

Po ashtu pati edhe dy raste të ndara në Prishtinë.

Nga këto raste Policia ka sekuestruar armë e karikatorë me fishekë brenda tyre.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

 

  • Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 22.09.2024-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

  • Rr.Ramiz Cerrnica,Prishtinë 22.09.2024-15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

  • Podujevë 22.09.2024-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri me një karikator me 4 fishekë dhe një sprej. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

·         Rr.B, Prishtinë 22.09.2024-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator. Pas intervistimit