Protestojnë sot shqiptarët në Preshevë: Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë

Duke filluar nga ora 13:00, sot në Preshevës do të mbahet një protestë e organizuar nga shqiptarët qe jetojnë atje. Protesta titullohet “Marsho për identitet dhe dinjitet”. Marshi protestues do të nis nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë tek qendra e qytetit, transmeton lajmi.net. Protesta është thirrur të mbahet për shkak të diskriminimit,…

Lajme

23/09/2024 08:23

Duke filluar nga ora 13:00, sot në Preshevës do të mbahet një protestë e organizuar nga shqiptarët qe jetojnë atje.

Protesta titullohet “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Marshi protestues do të nis nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë tek qendra e qytetit, transmeton lajmi.net.

Protesta është thirrur të mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kjo është bërë e ditur nga Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/