Kurti para studentëve në Venecia: Kosova fener i demokracisë në Ballkan e më gjerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e diplomimit të Programit të Masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin, organizuar nga Gchumanrights në qytetin e Venecias. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti e cilësoi këtë përvojë si një nder dhe kënaqësi të veçantë, duke folur para të diplomuarve…

Lajme

23/09/2024 00:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e diplomimit të Programit të Masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin, organizuar nga Gchumanrights në qytetin e Venecias.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti e cilësoi këtë përvojë si një nder dhe kënaqësi të veçantë, duke folur para të diplomuarve në një vit akademik që shënoi dy momente historike: 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vizitën e 20-të të studentëve nga ky program në Kosovë për të mësuar nga afër përparimin që vendi ka bërë që nga çlirimi i vitit 1999.

Kurti ka deklaruar se sot Kosova është një fener demokracie dhe të drejtash të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Ishte një nder dhe kënaqësi të mbaja fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit të Programit të Masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizimin të @gchumanrights, në qytetin e mrekullueshëm të Venecias”.

“Siç u thashë të diplomuarve, këto momente nuk janë të ndara: Ashtu si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut simbolizoi fitoren përfundimtare të shpirtit njerëzor mbi të këqijat e tmerrshme të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, po ashtu Republika e Kosovës përfaqëson kulmin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga thellësitë e shtypjes, aparteidit dhe gjenocidit deri në atë që kemi arritur sot: një fener demokracie dhe të drejtash të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.