Instruktorët e ushtrisë turke trajnojnë ushtarët e FSK-së për përdorimin e Antitankut HAR-66

Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë njoftuar se instruktorë të ushtrisë turke relizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteve profesionale. Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe forcave të armatosura të Turqisë. “Instruktorë…

Lajme

22/09/2024 19:32

Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë njoftuar se instruktorë të ushtrisë turke relizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteve profesionale.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe forcave të armatosura të Turqisë.

“Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve  të zhvilluara duke  krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globe. Ky trajnim është realizuar në kuadër të  bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, që po japin  në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.