Rrustemi mendon se Abdixhiku e Haradinaj nuk kanë gjasa të bëhen kryeministër, thotë se për këtë arsye po premtojnë shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se kandidati për kryeministër i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku kanë pak gjasa për t’u bërë kryeministër. Sipas tij, ata të dy për këtë arsye po premtojnë shumë. “Sa më pak gjasat për t’u bërë kryeministër aq më të mëdha premtimet. Garë e…

Lajme

22/09/2024 17:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se kandidati për kryeministër i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku kanë pak gjasa për t’u bërë kryeministër.

Sipas tij, ata të dy për këtë arsye po premtojnë shumë.

Sa më pak gjasat për t’u bërë kryeministër aq më të mëdha premtimet. Garë e ashpër në mes Haradinajt dhe Abdixhikut me premtime dhe jo vetëm”, ka shkruar Rrustemi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në Facebook: