“Liria më e shtrenjtë se jeta”, Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një postim përkujtoi sot 26-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, së bashku me bashkëluftëtarët e tyre Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka. Krasniqi tha se “Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një postim përkujtoi sot 26-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, së bashku me bashkëluftëtarët e tyre Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka.
Krasniqi tha se “Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës.”
Ai theksoi se për heronjtë e rënë “më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta”, duke shtuar se ata “do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë.”
Në fund, ai e përmbylli mesazhin me fjalën: “Lavdi!”.
<div>