Itali: Atentat mafioz ndaj dy shqiptarëve

Një atentat mafioz është raportuar në Como të Italisë, ku në shënjestër kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur. Mediat italiane raportojnë se të plagosurit janë Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në orët e…

Lajme

22/09/2024 11:30

Një atentat mafioz është raportuar në Como të Italisë, ku në shënjestër kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se të plagosurit janë Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në orët e vona të së premtes.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe iu kanë zënë pritë dy shqiptarëve, të cilët janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një veturë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar.

Sapo rruga e tyre u ndal, arriti një motoçikletë me dy burra të maskuar.

Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej dy të panjohurve, i cili i plagosi kryesisht në gjoks dhe në qafë, raportojnë mediat italiane.

Dy shqiptarët mbetën të plagosur në tokë, ndërsa të dyshuarit u larguan.

Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.