Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, ishte duke punuar si roje

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës ku punonte si roje në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e…

Lajme

22/09/2024 08:39

Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës ku punonte si roje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/