Pas intervistimit të Mihalit, Selmanaj: Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Speciale për intervistim u mbajt rreth dy orë Koodinatorja për Komitete e partisë në pushtet, Dejona Mihali. E reagimet sigurisht nuk ishin të pakta. Vazhdës së reagimeve iu bashkëngjit edhe deputeti opozitar i LDK-së, Driton Selmanaj. Ky i fundit përmes një statusi në Facebook tha se krimi dhe korrupsioni…

Lajme

20/09/2024 16:29

Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Speciale për intervistim u mbajt rreth dy orë Koodinatorja për Komitete e partisë në pushtet, Dejona Mihali.

E reagimet sigurisht nuk ishin të pakta.

Vazhdës së reagimeve iu bashkëngjit edhe deputeti opozitar i LDK-së, Driton Selmanaj.

Ky i fundit përmes një statusi në Facebook tha se krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar.

“ Nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijeninë e Albin Kurtit. Dejona Mihali është njëra nga “mashat” e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un“, shkroi ai.

Tutje, ai tha se nuk duhet të jetë befasuese nëse për intervistim thirret edhe i pari i vendit.

“Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe atë”, përfundoi kështu ai./Lajmi.net