Pacolli kundër përdorimit të termave “Prindi1” dhe “Prindi 2”

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, së fundmi ka reaguar rreth përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Sipas opinionit të kreut të AAK-së, një çështje e përdorim i tillë ngrit shqetësime serioze për erozionin e vlerave tradicionale familjare. Pacolli thotë se në Kosovë, familja nuk është vetëm një njësi sociale, por…

Lajme

20/09/2024 15:20

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, së fundmi ka reaguar rreth përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.

Sipas opinionit të kreut të AAK-së, një çështje e përdorim i tillë ngrit shqetësime serioze për erozionin e vlerave tradicionale familjare.

Pacolli thotë se në Kosovë, familja nuk është vetëm një njësi sociale, por një institucion i shenjtë, i thellësisht i rrënjosur në kulturën dhe historinë tone.

“Pse të mos përdoren “Nëna” dhe “Babai”, fjalë që përfaqësojnë rolet më themelore dhe kujdestare në jetën e një fëmije? Këto terma pasqyrojnë lidhjen natyrore dhe thelbësore që formon thelbin e strukturës familjare. Zëvendësimi i tyre me etiketa neutrale dhe pa emocion, minon rëndësinë e këtyre roleve dhe përfaqëson një largim nga vlerat që kanë formësuar dhe mbajtur gjallë kombin tonë për breza të tërë”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ai tutje tha se mbrojtja e vlerave të familjes është thelbësore, përcjell lajmi.net.

“Është thelbësore të mbrojmë vlerat e familjes në Kosovë, ku marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve, e mishëruar në fjalët “Nëna” dhe “Babai”, nuk është thjesht një dallim ligjor, por një lidhje morale dhe emocionale. Duhet të rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tone”, shkroi ai./Lajmi.net