Shtënie me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Fatime Hetemi“ në Mitrovicë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri ku raportohet që i lënduar ka mbetur një person. Rasti ka ndodhur rreth orës 09:42, konfirmon për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. I plagosuri është i moshës madhore. Ai është dërguar për trajtim…

Lajme

20/09/2024 10:46

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Fatime Hetemi“ në Mitrovicë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri ku raportohet që i lënduar ka mbetur një person.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:42, konfirmon për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

I plagosuri është i moshës madhore.

Ai është dërguar për trajtim ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në  rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima  i moshës madhore është dërguar për  tretman mjekësor.

Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, thuhet në konfirmimin e Zahitit./Lajmi.net