Policia e Kosovës përfshihet në një aksident të vogël, e godet nga mbrapa një veturë tjetër

Një aksident i vogël trafiku ka ndodhur sot afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë tjetër. Në një foto të siguruar nga lajmi.net shihet që vetura e Policisë e ka goditur nga mbrapa veturën tjetër të parkuar aty. Nuk ndodh rrallë që…

Lajme

19/09/2024 14:38

Një aksident i vogël trafiku ka ndodhur sot afër Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë tjetër.

Në një foto të siguruar nga lajmi.net shihet që vetura e Policisë e ka goditur nga mbrapa veturën tjetër të parkuar aty.

Nuk ndodh rrallë që Policia e Kosovës të përfshihet në aksident trafiku por kësaj radhe si duket ka përfunduar me qetësi pasi që një polic shihet teksa bisedon dhe qesh me një qytetar tjetër jashtë veturës. /Lajmi.net/