Qytetarët ankohen se po mashtrohen sërish nga kompania “Gmica Travel”, kompania e mohon

Mashtrimet e kompanive turistike në Kosovë sa vijnë e bëhen edhe më të mëdha. Për këto mashtrime kompania “Gmica Travel”, po akuzohet tash e disa muaj. Lajmi.net kishte raportuar muaj më parë për rastin e njëjtë me mashtrimet që po i bënë kjo kompani siç pretendojnë qytetarët. Mirëpo kompania Gmica Travel i kishte hedhur poshtë…

Lajme

19/09/2024 10:32

Mashtrimet e kompanive turistike në Kosovë sa vijnë e bëhen edhe më të mëdha.

Për këto mashtrime kompania “Gmica Travel”, po akuzohet tash e disa muaj.

Lajmi.net kishte raportuar muaj më parë për rastin e njëjtë me mashtrimet që po i bënë kjo kompani siç pretendojnë qytetarët.

Mirëpo kompania Gmica Travel i kishte hedhur poshtë këto akuza e njëta gjë ka ndodhur sërish ku qytetarët janë ankuar për mos kthyerje kusuri e mos lëshim të kuponit fiskal.

Madje ata thonë se edhe oferta e cila përshkruhet nuk del të jetë e njëtë, pasi sipas tyre ka gjithmonë probleme me hotelet, sipas tyre stafi i “Gmica Travel”, kanë një qasje tejet negative me klientët.

Për këtë kompania “Gmica Travel”, ka reaguar duke thënë se janë shpifje e sipas tyre këtë gjë po e shkakton konkurenca. /Lajmi.net/