Raporti për krime lufte, Kurti: Jemi të përkushtuar për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale

Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku ka njoftuar sot se e kanë dorëzuar Raportin e dokumentimit për krime të luftës tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky raport është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik…

Lajme

18/09/2024 23:07

Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku ka njoftuar sot se e kanë dorëzuar Raportin e dokumentimit për krime të luftës tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky raport është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.

“Ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit. Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: