Haradinaj: Sigurinë e kemi hua–na e ka dhënë Amerika, NATO dhe KFOR-i, Kurti na futi në të kuqen

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e këtij të fundit me aleatët ndërkombëtarë. Haradinaj ka thënë se Kurti e ka larguar Kosovën nga BE-ja dhe NATO. “Arsyeja pse janë trimëruar serbët dhe Serbia për të goditur në mënyrën se si kanë goditur në Banjskë ka të bëjë me…

Lajme

18/09/2024 21:31

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e këtij të fundit me aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj ka thënë se Kurti e ka larguar Kosovën nga BE-ja dhe NATO.

“Arsyeja pse janë trimëruar serbët dhe Serbia për të goditur në mënyrën se si kanë goditur në Banjskë ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Ky ja ka krijuar terrenin me gabimet e veta që ata me shpresua që edhe kur të veprojnë në atë mënyrë me kalua pa u ndëshkuar Serbia gjë që edhe ndodhi”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Tutje Haradinaj ka thënë se sigurinë Kosova e ka hua nga Amerika, NATO dhe KFOR-i, dhe sipas tij, kjo siguri po rrezikohet nga kryeministri Kurti.

“Ne sigurinë e kemi marrë hua. Sigurinë tonë nga viti 1999 e kemi marrë hua, këtë siguri na jep hua Amerika, NATO, KFOR-i, pra këto ushtri që i shohim që 25 vjet e bëjnë sigurinë për ne. Na jep ushtarët pa pagesë duke na ndihmuar në siguri. Amerika është banak e sigurisë tonë dhe e marrim hua sigurinë, ndërsa Kurti me sjelljet e veta na ka shti në të kuqen tek banak e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.