Miftaraj për politikën e jashtme të Qeverisë Kurti: Krejtë dhe drejtë humnerës
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka shkruar për politikën e jashtme të Qeverisë Kurti. Ai ka listuar disa nga “sukseset” e Qeverisë në politikën e jashtme vetëm gjatë javës së fundit, shkruan lajmi.net. “1. Ministri i puneve te jashtme te Hungarise, NUK e perkrahim anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes.…
Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka shkruar për politikën e jashtme të Qeverisë Kurti.
Ai ka listuar disa nga “sukseset” e Qeverisë në politikën e jashtme vetëm gjatë javës së fundit, shkruan lajmi.net.
“1. Ministri i puneve te jashtme te Hungarise, NUK e perkrahim anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes.
2. Ministria e Puneve te Jashtme e Gjermanise- Marreveshja e CEFTA kalon edhe pa Kosoven.
3. Ne Bruksel si duket eshte diskutuar lidhur me hapjen e ures se Ibrit ne takim me Petkoviqin dhe NATO-n.
4. Në Bruksel nenshkruhet vendimi i lirise se levizjes me pasaporta te Serbise per qytetaret serb te Republikes se Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka shkruar se Kurti, Bislimi dhe Gërvalla e kanë kthyer të ardhmen e Kosovës, raportet me aleatët, dialogun, integrimin evropian, subjektivitetin ndërkombëtarë e krejt fushat tjera të jetës në një fushë me mina, ku pasojat dhe dëmet janë evidente.
“Pa marr parasysh se kush i fiton zgjedhjet ne shkurt 2025, kush dhe me çfare fuqie politike e formon qeverine, edhe nese ka vullnet me kthy Kosoven ne rrugen e drejte, do te duhen minimalisht kater e me shume vite per te riparuar dhe menaxhuar dëmin e shkaktuar. Krejte dhe drejte humneres”, ka shtuar Miftaraj. /Lajmi.net/