Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për posedim të paautorizuar të armëve në Llapushnik

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale për të pandehurin E.G, për shkak  se të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.09.2024  rreth orës 02:20…

Lajme

18/09/2024 16:21

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale për të pandehurin E.G, për shkak  se të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.09.2024  rreth orës 02:20 në fshatin Llapushnik – Berishë, Komuna e Gllogocit, i pandehuri E.G i cili ishte duke vozitur veturën në pronësi të B.G, i  shoqëruar me dëshmitarin L.K, me të cilin ishin dakorduar që të kryenin vjedhje të pyllit, pa autorizim ka mbajtur në pronësi, kontroll ose poseedim armën e zjarrit pistoletë TT M-57 dhe dy karikator dhe 14 fishekë të cilat i kishte mabjtur në brez si dhe armën e ftohtë – thikë me gjatësi 18 cm, të cilat pas kontrollit të njëjtat i janë sekuestruar nga zyrtarët.

policor, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin E.G, andaj të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i  pandehuri  lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, mund të shmanget nga procedura penale duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurit mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale, si dhe i mund të kryejë vepër penale tjetër penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.