Ramadani-Sveçlës: Xhelal, protesto me dorëheqje, të manipuluan

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai së fundmi përmes një statusi në Facebook e ka akuzuar ministrin Sveçla për siç thotë ai acarim raportesh me NATO/KFOR duke e përdorur Urën e Ibrit. “Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR,…

Lajme

18/09/2024 13:50

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai së fundmi përmes një statusi në Facebook e ka akuzuar ministrin Sveçla për siç thotë ai acarim raportesh me NATO/KFOR duke e përdorur Urën e Ibrit.

“Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tutje i drejtohet indirekt ministrit Sveçla duke thënë se “si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës”, duke i renditur kështu edhe arsyet sipas tij, transmeton lajmi.net.

“Ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!

Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!“, shkroi ai./Lajmi.net