S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar të mbahej Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Mirëpo mbledhja ka dështuar në mungesë të kuorumit, shkruan lajmi.net. Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë e paraparë që të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të…

Lajme

18/09/2024 12:20

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar të mbahej Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mirëpo mbledhja ka dështuar në mungesë të kuorumit, shkruan lajmi.net.

Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë e paraparë që të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023.

“Nisur nga kuorumi mbledhjen e shtyjmë për javën tjetër”, ka thënë kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja./Lajmi.net/