Ministria Financave jep detaje për dokumentet shtesë që po u kërkohen prindërve për shtesat e fëmijëve

Fëmijët deri në moshën 16 vjeçare vjeçare në Kosovë po marrin shtesat e tyre çdo muaj nga Ministria e Financave e Qeverisë së Kosovës. Prindërit e disa prej fëmijëve kanë pranuar në email-et e tyre një email nga Ministria e Financave duke u kërkuar disa dokumente shtesë për të vërtetuar se fëmijët e tyre janë…

Lajme

17/09/2024 10:55

Fëmijët deri në moshën 16 vjeçare vjeçare në Kosovë po marrin shtesat e tyre çdo muaj nga Ministria e Financave e Qeverisë së Kosovës.

Prindërit e disa prej fëmijëve kanë pranuar në email-et e tyre një email nga Ministria e Financave duke u kërkuar disa dokumente shtesë për të vërtetuar se fëmijët e tyre janë duke jetuar në Kosovë.

Kopja e letërnjoftimit të prindit, një faturë e energjisë elektrike apo e ujit, një vërtetim nga shkolla për fëmijët që janë në shkollë apo certifikatat e vaksinave për fëmijët që nuk janë ende në shkollë, janë dokumentet që u janë kërkuar disa prej prindërve.

Ministria e Financave sot përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se prindërit të cilët nuk e kanë pranuar këtë email nuk do të kenë nevojë të dërgojnë këto dokumente dhe të verifikohen përsëri.

“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë. Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: