Arrestohet gruaja që ia mori 50 mijë euro 71 vjeçarit në Prishtinë duke e shantazhuar me disa fotografi

Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht. I moshuari e tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se ia kishte bërë e dyshuara 41-vjeçare, e cila arriti t’ia kap një shumë të majme parash. Lajmi tashmë është konfirmuar…

Lajme

17/09/2024 09:52

Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht.

I moshuari e tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se ia kishte bërë e dyshuara 41-vjeçare, e cila arriti t’ia kap një shumë të majme parash.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se e dyshuara është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale “Shantazhi”.

“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull  kosovar  se do ‘ti publikonte disa foto të tij.  Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.”

Siç raporton Sinjali, gruaja e arrestuar për këtë rast është Leonora Gashi.

E njëjta po kërkohej nga Policia e Kosovës dhe të premten që lam pas iu bë publike edhe fytyra dhe emri nga Policia duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikim.